Kronikë Policore Lajme Shqipëri

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset në këmbë një person nga Kosova

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë të premte në Tiranë te Zogu i Zi, ku për pasojë ka mbetur një person i plagosur.

Sipas raportimeve, i plagosuri është një shtetas kosovar, i cili ka marrë plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri me autorin janë konfliktuar në rrugë, në zonën e Zogut të Zi, më pas, plagosja ka ndodhur në një lokal pranë Kryqit të Kuq, raporton EuronewsAlbania, transmeton Periskopi.

Ndërkohë, Policia po verifikon një person i cili dyshohet se është autori i ngjarjes.