Kosovë Lajme Politikë

Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në legjislaturën e 11-të

Në Kuvendin e Kosovës ka nisur tashmë mbledhja e Kryesisë së Kuvendit që po drejtohet nga Albulena Haxhiu.

Në mbledhje po marrin pjesë përfaqësuesit e partive më të mëdha PDK, LDK, AAK dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Nga partitë minoritare, po merr pjesë Emilija Rexhepi.

Në rend dite do të jetë propozimi për formimin e komisioneve parlamentare, shqyrtimi i Raportit të shpenzimeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2025, si dhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e Kryesisë.