Avokati, Arianit Koci ka deklaruar se avokatët e Thaçit dhe të tjerëve duhet me dalë publikisht e me tregu çka ka ndodhë gjatë procesit dhe si erdhi deri te këto dënime.
“Ku ka qenë problemi? Pse nuk është dhënë asnjë sinjal se mund të përfundonte kështu?
Interpretimet politike janë çështje e jona e brendshme. Prej ekipeve mbrojtëse presim sqarim profesional, të qartë dhe konkret.
Këtë ua kanë obligim qytetarëve, sepse kanë përfaqësuar figurat më të larta shtetërore të Kosovës, duke filluar nga ish-presidenti i vendit.
Veç kësaj, për mbrojtjen juridike janë dhënë deri tani rreth 40 milionë euro (vetëm për këta katër rreth 28.5) nga buxheti i Kosovës”, ka shkruar ai.
