Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka falënderuar të gjithë shqiptarët që morën pjesë në protestën gjithëpopullore në Prishtinë.
Përmes një postimi në Facebook, OVL e UÇK-së theksoi se populli i Kosovës nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
“Faleminderit, shqiptarë! Ky popull nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi për UÇK-në, deri në vendosjen e drejtësisë dhe të së vërtetës”, thuhet në njoftim.
