Kosovë Lajme

Rrahmani paralajmëron veprime pas vendimit në Hagë: Do ta bëjmë edhe me shkelje kushtetuese!

Deputeti i PDK-së Eman Rrahmani, ka thënë se janë duke i analizuar veprimet që do t’i ndërmarrin për ta parandaluar një padrejtësi që po iu bëhet ish-krerëve të UÇK-së.

“Jemi në angazhim e tutje edhe të mbledhjes së nënshkrimit, por edhe të analizimit të situatës dhe veprimeve të cilat do t’i marrim, të cilat do të jenë në përputhje edhe me Kushtetuten edhe me ligjet e vendit që ta pamundësojmë një padrejtësi e cila është duke u bërë atyre që e kanë sjellë pavarësinë edhe e kanë çliruar vendin dhe kanë vendosur të vdesin edhe vendin”, tha Rrahmani në Klan Kosova.

Ai theksoi se këtë do ta bëjnë qoftë edhe me shkelje kushtetuese.