Protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë para ndërtesës së Qeverisë edhe pas tri orësh prej që ishin pozicionuar aty. Ata ishin nisur në këmbë nga zyrat e EULEX-it në Fushë-Kosovë ku protestuan fillimisht e u kthyen pas.
Ndërsa janë hedhur gurë dhe mjete piroteknike drejt objektit së Qeverisë.
Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, u ka kërkuar protestuesve që të mblidhen e të dalin me një kërkesë kryesore për deputetët e Kosovës që të mblidhen në një seancë plenare.
