Kosovë Lajme

Gruaja e Rexhep Selimit nga Haga: Sa më të fortë në beteja, aq më të bindur për fitoren në fund

Bashkëshortja e Rexhep Selimit, deputetja Shqipe Mehmeti Selimi ndodhet në Hagë, kur kanë mbetur pak orë deri në shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Ajo dhe familjarë të tjerë që nga dje kanë nisur t’i kryejnë vizitat e fundit para se të jepet verdikti nga katërshja e gjykatësve të Speciales dhe gjithashtu atje ta presin shpalljen e aktgjykimit.

Nga Haga, Shqipe Mehmeti Selimi ka shkruar në rrjetin social Facebook, duke u shprehur e bindur se do të jetë beteja e fundit për fitore.

“Nga beteja në betejë. Sa më të fortë në beteja, aq më të bindur për fitoren në fund”, ka shkruar ajo.