Ka ndërruar jetë Leonard Kurti, specialist i Biokimisë Klinike dhe drejtor i Klinikës së Biokimisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga Oda e Farmacistëve të Kosovës, e cila ka shprehur pikëllimin për humbjen e kolegut dhe anëtarit të saj.
Në reagimin e saj, Oda ka vlerësuar lart kontributin profesional të Kurtit, përkushtimin në punë dhe bashkëpunimin e tij me komunitetin farmaceutik.
Sipas Odës, Kurti do të kujtohet për profesionalizmin, korrektësinë, gatishmërinë për të ndihmuar dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj sektorit farmaceutik.
Me këtë rast, Oda e Farmacistëve të Kosovës u ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të të ndjerit.
Ceremonia e meshës për Leonard Kurtin do të mbahet më 1 nëntor, në orën 14:30, në Ferizaj, ndërsa varrimi do të bëhet në orën 15:00, në Varrezat e Qytetit në Ferizaj.
