Kosovë Lajme Politikë

Seanca konstituive, Lumir Abdixhiku arrin në Kuvend

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka hyrë i pari në objektin e Kuvendit të Kosovës, ku sot pritet të vazhdojë seanca konstituive.

Seanca është paraparë të nisë në orën 10:00, ndërsa në rend dite është pika e katërt – zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

Vazhdimi i seancës vjen pas ndërprerjes së saj, ndërsa deputetët pritet të votojnë për plotësimin e pozitave të nënkryetarëve.