Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për të ardhmen e saj politike, mundësinë për të marrë drejtimin e LDK-së, por edhe nëse do ta konsideronte postin e kryeministres së Kosovës.
E pyetur nëse drejtimi i LDK-së është ende pjesë e vizionit të saj afatgjatë apo nëse dëshiron t’i rikthehet mësimdhënies, Osmani tha se aktualisht nuk ka një përgjigje përfundimtare.
“Kjo është një pyetje për të cilën nuk kam një përgjigje tani për tani. Duhet ta pranoj, ka pasur kaq shumë raste në jetën time kur kam thënë: Në rregull, politika ka mbaruar për mua. Dua të kthehem te mësimdhënia e kaq. Ndoshta edhe ky është një nga ato momente, por pastaj gjërat thjesht mund të jenë kaq të paparashikueshme në politikën e Kosovës. Sepse kam parë kaq shumë nga këto situata, nuk mund të jap vërtet një përgjigje përfundimtare në këtë pikë. Do të varet nga shumë gjëra”, tha Osmani.
