Kosovë Lajme Politikë

Kuvendi thërret vazhdimin e seancës sot në orën 14:00

Vazhdimi i seancës konstituive u ndërpre sot pasi kandidatja për nënkryetare të Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku nuk i mori votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur në këtë pozitë.

Lëvizja Vetëvendosje nuk votoi pro emrit të Vlora Çitakut, teksa PDK pas kësaj lëshoi sallën e Kuvendit.

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar vazhdimin e seancës konstituive sot në ora 14:00.