Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit, duke e vlerësuar mënyrën se si po zhvillohet aktualisht procesi si jashtë spektrit kushtetues.
Hoti tha se LDK-ja do të jetë pjesë e seancave sa herë që ato thirren, por theksoi se zhvillimet aktuale, sipas tij, nuk janë në përputhje me mënyrën kushtetuese të funksionimit të procesit.
“Sa herë që ftohet seanca, ne do të marrim pjesë, por të jemi të qartë, jemi jashtë, jo në kundërshtim me Kushtetutën, por jemi komplet jashtë spektrit kushtetues, çdo sjellje që bëhet”, u shpreh Hoti.
I pyetur për qëndrimin e LDK-së se nuk do të votojë kandidatë që kanë probleme me ligjin, Hoti tha se ky ishte një deklarim parimor.
“Ishte një deklarim parimor, normal. Ata që kanë problem me ligjin nuk duhet të jenë fare në Kuvendin e Kosovës”, deklaroi Hoti.
