Kosovë Kronikë Policore Lajme

‘I vendoset dryri’ restorantit dhe hotelit ‘Liqeni i Dukagjinit’ në Gjakovë

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar se Inspektorati i Mjedisit ka mbyllur restorantin dhe hotelin “Liqeni i Dukagjinit”, që ndodhet te Liqeni i Radoniqit në Gjakovë.


Sipas Pacollit, mbyllja është bërë për shkak të rrezikut që objekti paraqet për ujin e pijshëm, ndërsa theksoi se me këtë veprim i është dhënë fund veprimtarisë së restorantit në zonën e mbrojtur të Liqenit të Radoniqit.

Në një njoftim të publikuar në Facebook, Pacolli ka shkruar: “Inspektorati i Mjedisit ka vendosur shiritat e mbylljes në restorantin dhe hotelin “Liqeni i Dukagjinit”, në Gjakovë duke i dhënë fund veprimtarisë së tij të kundërligjshme në zonën e mbrojtur të Liqenit të Radoniqit”, ka shkruar ajo.

Ministrja në detyrë ka paralajmëruar se institucionet do të vazhdojnë të veprojnë me vendosmëri për mbrojtjen e ujërave dhe zonave të mbrojtura në Kosovë.