Kosovë Lajme

Serwer: SHBA të mbështesë Kosovën dhe ta kufizojë ndikimin e Beogradit

Profesori amerikan Daniel Serwer ka deklaruar se SHBA-ja duhet të fokusohet jo vetëm te stabiliteti në Serbi, por edhe te mbështetja e demokracisë dhe mbrojtja e Kosovës e Bosnje e Hercegovinës nga ndikimi i Beogradit.

“Do të dëshiroja të shihja përpjekje të mirëfillta për ta mbështetur rikthimin e demokracisë dhe për t’i kufizuar përpjekjet e Beogradit që, përmes konceptit të ‘botës serbe’, të ushtrojë ndikim në Bosnje dhe Kosovë”, ka thënë Serwer.

Ai ka paralajmëruar gjithashtu se Beogradi mund të vazhdojë t’i shmanget përgjegjësisë për rrëmbimin e tre policëve të Kosovës, incidentet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe sulmin terrorist në Banjskë. Sipas tij, nuk do të ishte befasuese nëse Uashingtoni do të rikthente kërkesën për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke theksuar se për Kosovën kjo është e mundur vetëm pas njohjes nga Serbia dhe se Asociacioni mbetet një pengesë në procesin e dialogut.