Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në një fjalim të mbajtur në nder të 27 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës kujtoi dy heronjt policorë të vendit të rënë në veri të vendit, Enver Zymberin dhe Afrim Bunjakun.
Kurti tha se që të dy përbëjnë frymëzimin kryesor të çdo pjesëtari të policisë.
“Beteja e tyre e përbashkët, në veri ku u sfidua vendi ynë. Ata janë frymëzëim kryesor i çdo pjesëtari të Policisë së Kosovës. Atëherë ta bëjmë çdo ditë maksimumin që policia ta bëjnë më të mirën e saj, dhe ta mbrojë çdo pëllëmb të shtetit. 6 shtatori është dita e policisë, e atyre që përditë luftojnë fort që Kosova të ketë zhvillim të sigurt dhe në paqi, siguri e dinjitetit. Urime 27 vjetori i policisë dhe lavdi dëshmorëve të saj”, deklaroi Kurti.
