Lajme

Katër vatra zjarri në pyllin e Semanit, flakët përhapen me shpejtësi

Katër vatra aktive zjarri janë shfaqur në pyllin e Semanit, në afërsi të grykëderdhjes së lumit Seman.

Flakët po përhapen me shpejtësi, të favorizuara nga era e fortë që po përfshin zonën, duke e bërë më të vështirë ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.

Shërbimet zjarrfikëse të Fierit vijojnë prej orësh betejën me flakët, ndërsa po punohet për izolimin e vatrave dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit në sipërfaqet pyjore.