Policia e Kosovës sot ka shënuar 27 vjetorin e themelimit.
Me ceremoni solemne, e nën moton “Një rrugëtim i përbashkët një mision i përhershëm” u nderua puna e të gjithë atyre zyrtarëve policorë ndër vite, si dhe u nderuan ata që humbën jetën në krye të detyrës.
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha deklaroi se kjo është një ditë krenarie për Policinë e Kosovës, institucionet dhe qytetarët.
“Sot shënojmë 27 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës. Një institucion që është zhvilluar e forcuar mbi parimet e ligjit. Rruga jonë ka kaluar në sfida të shumta, por që policia ka treguar vullnetin e aftësinë për t’ju përgjigjur nevojave të kohës. Policia është shndërruar në një institucion modern e të besueshëm”.
“Në këtë përvjetor para se të flasim për arritjen dhe të ardhmen duhet të ndalemi dhe të kujtojmë me nderim e respekt të gjithë ata zyrtarë që kanë shërbyer, e që një pjesë e tyre tashmë kanë dal në pension”, tha ai.
