Kosovë Lajme

Nis protesta e komunave 

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) po mban sot protestë para Qeverisë së Kosovës, në sheshin “Skënderbeu”.

Kryetarët e komunave ata që kanë ngritur shqetësime për shkurtimet buxhetore, financimin e mësimdhënësve, kompensimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore, si dhe për ndërhyrjet e pretenduara të nivelit qendror në kompetencat komunale.

Në protestë po marrin pjesë, kreu i Prishtinës, Përparim Rama, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ai i Suharekës, Bali Muharremaj, i pari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ai i Ferizajt, Agim Aliu, Shaqir Totaj i Prizrenit, Imri Ahmeti i Lipjanit, e kryetarit i Vitisë, Sokol Haliti.