Po vazhdon procesi i numërmit të votave të kandidatëve për deputet në Kuvendin e Kosovës.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), në Qendrat Komunale të Numrimit (QKN), janë numëruar 1 mijë e 922 kuti nga gjithsejtë 2 mijë e 498 apo 76,94%.
Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), këta janë 10 kandidatët që kanë marrë më së shumti vota.
Në vendin e parë është kandidati Ardian Gjini me 31 mijë 896 vota
Në vendin e dytë është vota Ramush Haradinaj me 28 mijë e 777 vota
Në vendin e tretë është Daut Haradinaj me 21 mijë e 834 vota
Në vendin e katër është Besnik Tahiri me 18 mijë e 837 vota
Në vendin e pestë është Bekë Berisha me 15 mijë e 488 vota
Kurse, në vendin e gjashtë është Burim Ramadani me 13 mijë e 776 vota
Ndërsa, në vendin e shtatë është Time Kadrijaj me 13 mijë e 450 vota
Në vendin e tetë është Agim Çeku me 12 mijë e 246 vota
Në vendin e nëntë është Arber Tolaj me 11 mijë e 574 vota
Dhe në vendin e 10 është Albana Bytyqi me 7 mijë e 713 vota.

