Kosovë Kronikë Policore Lajme

Aksident në Rrugën e Kombit, përplasen vetura dhe autobusi

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e së hënës në Rrugën e Kombit.

Bazuar në pamjet nga vendi i ngjarjes, në aksident janë përfshirë një veturë dhe një autobus.

Në vendin e ngjarjes ndodhet policia, ndërsa ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti, apo nëse ka persona të lënduar.