Kosovë Lajme

Çmimi i naftës sot në Kosovë, ja sa do të kushtojë litri 

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për ditën e sotme.

Sipas vendimit të MINT-it:

Nafta (Dizel): 1.70 € për litër

Benzina: 1.53 € për litër

Gazi: 0.63 € për litër

Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe vlejnë gjatë gjithë ditës së sotme.