Kosovë Lajme Shqipëri

“Kosova po pret”, Gjykimi kundër krerëve të UÇK-së, thirrje për tubim edhe nga Tirana

Para 16 shtatorit, datë kur pritet të zhvillohet seanca përmbyllëse në Hagë, në Prishtinë do të mbahet më 12 shtator “Marshi për Liri”, me moton “Kosova po pret”.

Njoftimi për këtë aktivitet po shpërndahet edhe në Tiranë. Në disa ekrane të vendosura në kryqëzimet kryesore të kryeqytetit, ku zakonisht shfaqen reklama, prej kësaj të mërkure po transmetohet edhe njoftimi për marshin.

“Marshi për Liri” do të mbahet në Prishtinë dhe organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve dhe përfaqësuesve politikë që t’i bashkohen aktivitetit.

Ndërkohë, në Prishtinë ka nisur edhe numërimi mbrapsht deri më 16 shtator. Aktiviteti “Ora e Pritjes” është vendosur në Bulevardin “Nëna Terezë”, ku një ekran i madh numëron ditët, orët, minutat dhe sekondat deri në datën e seancës.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi po gjykohen në Hagë, ndërsa më 16 shtator pritet seanca përmbyllëse e procesit.