Kosovë Kronikë Policore Lajme

Therje me thikë në Podujevë, një person përfundon në spital

Një person është therur sot me thikë në sheshin e qytetit të Podujevës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se rasti është raportuar rreth orës 19:00, ndërsa sipas të dhënave fillestare, një person është lënduar si pasojë e përdorimit të një mjeti të mprehtë.

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që për përfshirje në këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar”, ka thënë Ahmeti.

Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në këtë rast”.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit janë duke vazhduar.