Kosovë Kronikë Policore Lajme

‘E vrau gruan duke ushtruar dhunë’, Prokuroria deklarohet për rastin e rëndë në Prizren

Vrasja e rëndë e gruas së moshuar, në orët e para të së mërkurës në Prizren po hetohet tashmë nga Prokuroria Themelore e këtij rajoni.

Burri i dyshuar rreth 81-vjeçar për krimin e rëndë është ndaluar për 48 orë dhe rasti tashmë është iniciuar.

Nga Prokuroria janë deklaruar për ngjarjen e rëndë, ku kanë bërë me dije se sipas informacioneve fillestare, i prangosuri B.D., e ka vrarë bashkëshorten me dhunë fizike.

“Bazuar në të dhënat fillestare të hetimit, i dyshuari, B.D., dyshohet se ka privuar nga jeta gruan e tij, duke ushtruar dhunë fizike, dhe se rasti ka ndodhur brenda familjes.

Me vendim të prokurorit, B.D., është ndaluar për 48 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”.

Brenda afatit ligjor, Prokuroria do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij.