Nasim Haradinaj ka ngritur akuza të rënda ndaj kreut të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati.
I ftuar në emisionin “Frontal” në T7, Haradinaj ka pretenduar se Gucati ka “keqpërdorur fonde” dhe se, sipas tij, këto keqpërdorime janë zbuluar nga bashkëpunëtorët e tij.
Haradinaj e ka ndërlidhur thirrjen për protestë nga Gucati me, siç pretendon ai, përpjekjen për të “mbuluar hajninë”.
“Dy ditë përpara është nxënë hajnia e kryetarit aty, e dinë ai. E dinë hajninë që ia kanë nxënë shokët, keqpërdorime të fondeve aq sa i kanë”, ka thënë Haradinaj.
