Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar për situatën e zjarreve në Evropë, duke përmendur edhe Shqipërinë në mesin e vendeve që po përballen me vatra zjarri.
Në një postim në rrjetin social X, ajo bëri të ditur se BE-ja po monitoron situatën dhe se sistemi satelitor Copernicus po mbështet operacionet e hartëzimit.
Postimi:
Evropa mbetet në gatishmëri të lartë për zjarret masive. Presioni po rritet në Belgjikë, Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Bosnje-Hercegovinë.
Sistemi ynë satelitor Copernicus tashmë po mbështet operacionet e hartëzimit në Spanjë, Shqipëri, Greqi, Francë, Gjermani dhe Serbi.
Përmes Qendrës së Emergjencave, Evropa po monitoron nga afër zjarret në të gjithë kontinentin.
Dhe Mekanizmi i Mbrojtjes Civile është në dispozicion sa herë që një vend kërkon solidaritetin dhe ndihmën e Evropës.
