Kosovë Lajme

Djali i Fadil Fazliut: S’ka burg që mund ta ndalë një njeri që beson në idealet e tij

Djali i Fadil Fazliut, Fahri Fazliu ka reaguar pas verdiktit ndaj babait të tij në Hagë.

Përmes një postimi në Facebook, ai deklaroi e nuk ka burg që mund ta ndalë një njeri që beson në idealet e tij dhe qëndron i palëkundur në rrugën e atdheut, për të cilin, sipas tij, ka sakrifikuar gjithçka, transmeton Klankosova.tv.

“Historia i ruan me nder ata që mbeten besnikë ndaj idealeve të tyre, përballojnë çdo sfidë me dinjitet dhe ecin gjithmonë përpara, me kokën lart. UÇK, dje, sot dhe përgjithmonë! Respekt dhe krenari gjithmonë, bablok!”, ka shkruar ai.