Kosovë Kronikë Policore Lajme

Arrestohet gjyqtari në Lipjan: Tronditet Gjykata Themelore në Prishtinë!

Para pak çastesh është arrestuar një gjyqtar i Gjykatës Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan.

Sipas informacioneve të para që ka siguruar Sinjali, arrestimi është realizuar sot, ndërsa për momentin ende nuk dihen rrethanat dhe dyshimet konkrete që kanë çuar në arrestimin e tij.

Deri më tani nuk ka ndonjë version zyrtar të institucioneve për këtë rast.