Kosovë Lajme Politikë

Lumir Abdixhiku i thotë po takimit me Kurtin

Ka përfunduar mbledhja mbi 3 orë e Lidhjes Demokratike e Kosovë

“Do t’i përgjigjem pozitivisht ftesës. Ky le të jetë një takim i parë, do të provoj të takohem edhe me liderët e partive të tjera për të kuptuar pozicionet e tyre. Shprehim gatishmëri që LDK të jetë pjesë aktive aq sa mundet, brenda parimeve dhe vlerave që i përfaqëson, drejt formimit të institucioneve të reja”, ka theksuar ai.

Abdixhiku ka thënë se për kohën e takimit do të njoftojnë me vonë.

Më herët gjatë ditës, kryeministri në detyrë njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ftoi në takim pos Hamzës edhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku dhe atë të Aleancës, Ardian Gjini, për të diskutuar për formimin e institucioneve pas zgjedhjeve të 7 qershorit në ditën kur ka hyrë në fuqi afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit.