Ish-kryetari i PDK’së, Bedri Hamza, ka reaguar pas aktgjykimit dënues ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, për pengim të drejtësisë.
“Hashim Thaçit mund t’ia mohojnë lirinë. Mund edhe ta dënojnë. Por kurrë nuk do të mund t’ia marrin vendin si kryeprotagonist i historisë së Kosovës”, shkroi Hamza.
Hamza thotë se rolin e tij në “momentet vendimtare që përcaktuan fatin e popullit dhe të shtetit tonë” nuk mund ta zhbëjë askush.
“President, shpresojmë që Gjykata e Apelit t’u japë fund këtyre padrejtësive!”.
