Ish-kryeinspektori i AKI-së: Qeverisë Kurti 3 do të jetë rrezik për sigurinë kombëtare

 

 

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, beson se qeveria e re e përberë prej LVV-së është rrezikshme për Republikën e Kosovës.

Madje, ai ka thënë se Qeveria Kurti 3 do të jetë rrezik për sigurinë kombëtare.

Në emisionin “Blic Interview” me Astrit Gashin, ai ka treguar se pse kjo qeveria është rrezik për Kosovën.

Nëse lutja publike konsiderohet shantazh, është vlerësim i gabuar. Është lutje publike për t’a larguar një rrezik edhe të sigurisë kombëtare që ekziston në Kosovë. Unë besoj se vazhdimi i Qeverisë Kurti 3 do të jetë rrezik për sigurinë kombëtare. Jo Kurti individualisht, qeverisja, konceptimi i njëjtë, mënyra e logjikimit të veprimeve në mënyrë të njëjtë kthehet në rrezik për sigurinë kombëtare. Besoj që koncepri për sigurinë kombëtare i realizuar gjatë këtyre viteve, e sidomos dy viteve të fundit, është edhe i gabueshëm edhe spekulativ”, ka thënë Ramadani.

  • Shkrime të ngjashme

    E zhdukur prej tetorit në Itali, gjendet trupi i pajetë i 35-vjeçares shqiptare: Ishte 40 kilometra larg shtëpisë

    Ishte zhdukur më 22 tetor, pasi ishte parë për herë të fundit në qendër të qytetit. Sot, të enjten më 15 janar, erdhi lajmi tragjik. Trupi i pajetë i Floresha Prengut, 35 vjeçe, banore në Trento, u gjet rreth 40…

    Hoti paralajmëron dorëheqje nga organet e LDK-së: Partisë i nevojitet lidership i ri

    Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka paralajmëruar dorëheqjen nga organet e partisë, duke theksuar ka thënë se pas rezultatit të dobët më 28 dhjetor LDK-së i nevojitet lidership i ri. Ai ka thënë se më 2021, LDK…