Kosovë Kronikë Policore Lajme

Zjarri në Sllatinë – flet komandanti i zjarrfikësve: Janë kallë disa goma të vjetra

Një deponi ku grumbullohen goma të vjetra është përfshirë nga zjarri të martën në Sllatinë, duke shkaktuar tym të zi dhe të dendur në zonën përreth.

Sipas informacioneve të para, zjarri ka përfshirë disa goma të vjetra në deponi, e cila ndodhet në afërsi të rrugës kryesore të zonës.

Për situatën ka folur Abdusamed Shkodra, komandant i Brigadës së Zjarrfikësve për zonën e Prishtinës, i cili ka bërë të ditur se ekipet e zjarrfikësve janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

“Janë kallë disa goma të vjetra në deponi. Ekipet e zjarrfikësve janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të intervenuar”, ka deklaruar Shkodra.

Nga vendi i ngjarjes është parë një sasi e madhe tymi i zi, i cili është përhapur në zonën përreth.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme të tjera materiale.

Ekipet e zjarrfikësve po punojnë për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit.

Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit.