Kosovë Lajme Shëndetësi

Denoncohet publikisht: Në Kosovë po shiten barna të falsifikuara, disa ditë më parë u arrestuan dy persona

Një qytetar ka denoncuar rastin e një produkti farmaceutik që pretendon se e ka blerë në Kosovë dhe që, sipas tij, dyshohet se është i falsifikuar.

Qytetari ka treguar se barnat i kishte blerë për vetëm 6 euro në Kosovë, ndërsa gjatë një udhëtimi në Turqi kishte mësuar se i njëjti produkt kushtonte 45 euro. Sipas tij, pas dyshimeve të ngritura nga mjeku i tij, ai kishte udhëtuar drejt Turqisë me paketimin e blerë në Kosovë, ku pretendon se i ishte konfirmuar se barnat nuk ishin origjinale.

“Në Kosovë i bleva 6 euro, në Turqi 45 euro!”, thuhet në denoncimin e publikuar nga JOQ Kosova.

POSTIMI