Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 30 deri në 36°C.
Era do të fryjë nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 5 m/s.
