Kosovë Lajme

E “transferoi” Musialan te Galatasaray, gazetari turk merret nga policia për lajm të rrejshëm

Gazetari Burhan Can Terzi është marrë në paraburgim në kuadër të një hetimi lidhur me një raportim të tij për transferimin e mundshëm të Jamal Musialas te klubi i Galatasarayt.

Sipas raportimeve nga mediat turke, Terzi është ndaluar me urdhër të Prokurorisë së Përgjithshme të Bakirkoyt dhe, pas kontrolleve shëndetësore, është dërguar në stacionin policor, shkruan Indeksonline

Arsyeja e ndalimit lidhet me dyshimet për “përhapje publike të informacionit çorientues/mashtrues”.

Hetimi raportohet se ka nisur pas një lajmi të publikuar nga Terzi lidhur me një transferim të mundshëm të yllit të Bayern Munichut, Jamal Musiala, te Galatasaray.

POSTIMI