Kosovë Kronikë Policore Lajme

Aksident i rëndë në Prishtinë, një person humb jetën

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në rrugën “Shkupi” në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Eni Pllana.

Sipas Policisë, në aksident janë përfshirë dy vetura. Përveç viktimës, një person tjetër ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Njësitet e Trafikut të Kryeqytetit, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e aksidentit.