Një foshnjë ka humbur jetën pasi dyshohet se ka lindur në tualetin e Emergjencës në Ferizaj.
Rasti ka ndodhur më 5 maj, rreth orës 19:45, në rrugën “Ramadan Rexhepi”.
Sipas Policisë, një grua e dyshuar, shtetase kosovare, dyshohet se ka lindur foshnjën në tualetin e Emergjencës. Foshnja ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ka ndërruar jetë pak kohë më pas.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, e ka konfirmuar rastin për Insajderin.
“Me vendim të prokurorit, foshnja është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion dhe procedura të mëtejshme hetimore, derisa e dyshuara ndodhet në spitalin e Gjinekologjisë në Ferizaj për shkak të gjendjes së saj shëndetësore”, tha Veseli.
