Kosovë Lajme Politikë

Abdixhiku: Nuk patëm dakordim që presidenti të propozohet nga LDK-ja

Kryetari i LDK’së Lumir Abidhxiku pas takimit me Albin Kurtin ka thënë se LDK dëshiron që ta ketë të drejtën për propozimin e Presidentit në një koalicion me LVV’në.

Ai ka thënë se oferta e dhjetorit për zv.kryeministrin dhe disa ministri s’mjafton dhe s’është e dinjitetshme.

“Oferta e dhjetorit që LDK të marrë vetëm, zv.km dhe ministri , s’është e mjaftueshme dhe s’është e dinjitetshme. S’mund ta trajtojmë e pranojmë. Nëse e doni LDK’në, atëherë LDK duhet të jetë e përfaqësuar. Kryeministri s’na takon, Kryetari i i Kuvnedit takon LVV’së me Kushtetutë, përfaqësimi i vetëm është një propozim për President, jo propozim bllanko, dhe presidenti bëhet i gjithë Kosovës”, ka deklaruar ai.