Kosovë Lajme Politikë

Abdixhiku: Në rrethana të tilla s’kemi arsye të takohemi

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka bërë thirrje për konstituimin sa më të shpejtë të Kuvendit, duke kërkuar që të thirret seanca gjatë ditës së sotme.

“I kërkova që të bëjë gjithçka që është e mundur që të thërret seanca sot. Duhet të konstituohet Kuvendi, të zgjidhet kryesia. Na lejoni t’i kemi ne nënkryetarët tanë. Por po përpiqemi edhe pas konstituimit të gjejmë zgjidhje”, deklaroi Abdixhiku.

Ai shtoi se nuk sheh arsye për mbajtjen e takimeve politike nëse nuk ka gatishmëri për lëvizje dhe kompromis.

“Nuk ka arsye të kemi takime në qoftë se nuk kemi lëvizje. Takimet kanë kuptim kur ka gatishmëri për kompromis, për lëvizje. Në momentin që të pajtohemi që propozimi nis nga LDK-ja, atëherë pajtohemi edhe për emra”, tha Abdixhiku.

Sipas tij, konstituimi i Kuvendit është hapi i parë i domosdoshëm, ndërsa zgjidhja politike duhet të arrihet përmes kompromisit mes subjekteve parlamentare.