by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka shpallur fituese një kompani të derivateve në tenderin për “Furnizim me mazut”. Vlera e kontratë është mbi 200 mijë euro. Kompania e derivateve Ex Fis, që u rekomandua për tenderin e KEK, njihet në publik edhe si financuese e Lëvizjes Vetëvendosje, sa kjo e fundit ishte në opozitë.
Kontrata që KEK i ka dhënë kompanisë “EX-Fis” është e negociuar pa publikimit të njoftimit për kontratë.
Kjo kompani sipas njoftimit të dhënë sot (03.12.2022) është shpërblye me 264,083.53.

“EX-Fis” do bëjë furnizimin me mazut për KEK.
Gazeta Insajderi ka kërkuar sqarime nga KEK se pse ky tender u dha me negocim por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.
Ndërkaq, në dosjen e tenderit thuhet se një pjesë e furnizimit duhet të bëhet brenda 48 orëve pas nënshkrimit te kontratës.
“Afati i furnizimit: suksesivisht në kohëzhjatje prej max. 20 ditë pas nënshkrimit të kontratës. Pjesa emergjente 150 ton te behet brenda 48 oreve pas nënshkrimit te kontratës, ndërsa pjesa tjetër 350 tona maksimum brenda 20 ditëve prej nënshkrimit te kontratës“, thuhet aty.
Por, ky nuk është tenderi i vetëm emergjent që KEK ia dha kësaj kompanie.
Në korrik 2025, KEK, ka shpërblyer kompaninë “Ex Fis” në vlerë prej 592,562.06 euro, për furnizim me mazut (Fuel Oil 1.0%).
“EX FIS“ donatori i Vetëvendosjes
Kompania e derivateve Ex Fis, që u rekomandua për tenderin e KEK, njihet në publik edhe si financuese e Lëvizjes Vetëvendosje, sa kjo e fundit ishte në opozitë.
“EX FIS”, figuronte me vlerën më të madhe të mallrave si donacion, duke ia dhuruar tashmë partisë në pushtet plot 9,534 euro përgjatë zgjedhjeve të vitit 2020.

Po ashtu, të dhënat e shpenzimeve të LVV-së për periudhën 2020-2023 dhe 2024, tregojnë se partia është furnizuar nga kjo kompani për derivatet e automjeteve të saj
Mendimi për motin – 4.12.2025 Reshje të shiut përfshinë vendin ditën e premtë, që herë herë lokalisht mund të jenë pak më intenzive. Krejt lartë zonave malore parashihen mundësi edhe për reshje dëbore. Temperaturat minimale zbresin në 5C e 8C, derisa ato maksimale gjatë ditës shkojnë deri në 9C e 11C. Frynë erë verilindore 4-6m/s.
Banka Qendrore Evropiane (BQE) i ka bërë thirrje kryeministres italiane Giorgia Meloni që të “rishqyrtojë” një propozim për të deklaruar se rezervat e arit të mbajtura nga banka qendrore e vendit i përkasin popullit italian. Në një opinion të publikuar të mërkurën, BQE paralajmëroi se çdo ligj që mund të ndikojë statusin juridik
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka folur rreth mundësisë së koalicioneve pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, duke e cilësuar këtë çështje si “një pyetje një milion dollarëshe”. “Ajo është pyetje një milion dollarëshe, shumë hipotetike, sepse ne duhet ta krijojmë qeverinë njëherë e pastaj të kalohet tek presidenti,” tha Bajqinovci. I pyetur
Marrëveshja e paqes mes Ruandës dhe Kongos në Uashington, Trump: Një mrekulli, ndihem i privilegjuar
Presidenti amerikan Donald Trump ka kryesuar sot në Uashington ceremoninë e nënshkrimit të një marrëveshjeje paqeje mes Republikës Demokratike të Kongos dhe Ruandës, në një ndërtesë që së fundmi është riemërtuar në nder të tij. Megjithë tonin optimist të Trump, i cili e quajti dokumentin “një mrekulli”, luftimet e ashpra në lindje të
