Kosovë Kronikë Policore Lajme

Lëndoi rëndë një person në Hajvali, 18 vjeçari përfundon në pranga

Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Rasti kishte ndodhur më 16 korrik në Hajvali të Prishtinës, ku si pasojë e një incidenti një person kishte pësuar lëndime të rënda trupore.

“Si rezultat i veprimeve intensive hetimore dhe operative, është arritur identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarit R.G., 18 vjeç”, thuhet në njoftim.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.