Ekipi gjerman që ishte duke punuar në remont në Koorporaten Energjetike të Kosovës është larguar nga zona ku po punonte.
Burime të Periskopit kanë bërë të ditur se gjatë punimeve që janë bërë nga inxhinierët në elektrofiltra është dëmtuar azbesti.
Nga mostrat që i janë marr këtij materiali ka dal se është kancerogjen dhe kësioj ata janë larguar nga vendpunimi ku kanë qenë të angazhuar.
Zëdhënësi i KEK, Skender Bucolli tha se situata është nën kontroll dhe nuk ka diçka të rrezikshme.
“Nuk ka diçka të rrezikshme, në kuadër të modernizimit të termocentraleve kemi vërejtur disa grimca gjatë punës dhe për siguri e parandalim kemi larguar punëtorët nga punishtja, nuk ka të afektuar, mostrat janë dërguar për në Gjermani dhe s’kemi asnjë raport më tutje. Situata është në kontroll”, tha ai për klankosova.
Në anën tjetër Nexhat Llumnica nga Sindikate e re e KEK tha se nuk kanë informatë zyrtare për rastin.
“Ne s’kemi informatë zyrtare, gjermanët kanë bërë një raport se kemi. S’mundemi me ditë çka ka ndodhur, e kemi kërkuar raportin pasi po flitet se ka ndodh ashtu. Puntorët e Kosova B s’kane pas probleme, ata gjermanët po”, tha Llumnica.
