Kosovë Lajme Politikë

Kurti në takim me Abixhikun e Osmanin, në Facebook publikon një video nga Ujmani me tri truproja

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, aktualisht ndodhet në takimin me Lumir Abdixhikun, Lutfi Hazirin dhe Vjosa Osmanin.

Ndërkohë, në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook është publikuar një video nga vizita në Ujman.

Kurti aty shihet i shoqëruar nga Faruk Mujka, drejtor i Ibër-Lepencit, si dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Po ashtu, pas kryeministrit në detyrë shihen edhe të paktën tre pjesëtarë të sigurimit të tij të afërt.

Ndryshe, pak para se të hynte në takim, Kurti foli shkurt para mediave.

“Ne e kemi të mjaftueshme mbështetjen për formimin e Kuvendit dhe Qeverisë, por për zgjedhjen e presidentit nuk ka përgjegjësi vetëm mazhoranca por edhe opozita.” – tha ai.

VIDEO