Në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Pejës ka pasur tensione në minutat e fundit të seancës.
Sipas raportimeve të Peja në Fokus, aty ka pasur përplasje midis asamblistit të Aleancës, Shaban Ramajt, dhe atij të LDK-së, Atdhe Berishës.
Gjatë kësaj situate, transmetimi i drejtpërdrejtë është ndërprerë dhe situata ka mbetur e paqartë.
Sekretari i Kuvendit Komunal të Pejës, Avni Gashi, e ka mohuar se ka pasur tensione, dhe e ka cilësuar vetëm si debat.
“Për momentin jemi në seancë, nuk ka pasur asnjë incident. Thjesht ka qenë një debat, pastaj kryesuesi ka kërkuar pauzë”, ka thënë Gashi për Peja në Fokus.
Për këtë medium, përplasjen verbale e kanë konfirmuar edhe disa asamblistë prezentë në sallë.
