Kosovë Lajme Politikë

Marrëveshja për presidentin: Kush i tha po e kush jo Bekim Sejdiut?

Emri i Bekim Sejdiut si kandidat për president të Kosovës ka shkaktuar reagime të ndryshme në skenën politike, ndonëse për publikun e gjerë ai nuk ishte ndër figurat më të ekspozuara politike.

Kandidatura e tij, e dakorduar mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së, është mirëpritur nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ndërsa mbështetje të fuqishme i ka dhënë edhe ish-presidentja Vjosa Osmani, e cila e ka cilësuar Sejdiun si figurë me integritet dhe potencial unifikues.

Por, jo të gjithë në LDK e kanë mirëpritur këtë marrëveshje. Ish-kryeministri dhe bashkëpartiaku i Osmanit, Avdullah Hoti, ka deklaruar se me këtë ujdi janë shkelur parimet e LDK-së.

Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur qëndrim të distancuar, duke deklaruar për Klan Kosova se nuk është pjesë e marrëveshjes Kurti-Abdixhiku dhe se qëndrimi i saj për çështjen e presidentit mbetet i pandryshuar.