Kosovë Lajme

Parashikimi i motit për sot

Moti gjatë ditës së sotme do të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë, derisa temperaturat do të vazhdojnë të rriten.

Era do të jetë kryesisht e dobët, me shpejtësi 1–5 m/s. Në disa zona, gjatë orëve të pasdites, mund të ketë erëra lokale.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 12 e deri në 15°C.

Temperaturat maksimale do të jenë nga 29 në 36°C.