Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur pasditen e së martës në autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin Duhël – drejtimi për Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Blerina Ejupi.
“Me datë 29.07.2026, rreth orës 17:54, kemi pranuar informatë për një aksident trafiku në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, saktësisht në Duhël, në drejtim të Prishtinës”, tha Ejupi.
Sipas saj, në aksident janë përfshirë një kamion dhe dy vetura.
“Të përfshirë në aksident janë një kamion dhe dy vetura, ndërsa raportohet për shtatë persona të lënduar, të cilët për momentin janë jashtë rrezikut për jetën”, deklaroi zëdhënësja e Policisë.
Ejupi shtoi se njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
“Me aksidentin po merren njësitet kompetente”, përfundoi ajo.
