Lajme

Kriza në industrinë gjermane – 15 mijë vende pune humbin çdo muaj

Industria gjermane po përballet me një nga periudhat më të vështira të viteve të fundit.

Rreth 15 mijë vende pune që po humbin çdo muaj, ka deklaruar Tanja Gönner, drejtuese e Federatës së Industrisë Gjermane (BDI).

Ajo e përshkroi situatën në sektor si “kritike”, duke paralajmëruar se ekonomia më e madhe e Evropës ka humbur një pjesë të avantazhit të saj konkurrues për shkak të presionit nga disa drejtime.

Sipas Gönner, industria gjermane po ndikohet nga tarifat amerikane, konkurrenca e deformuar nga tregu kinez dhe kostot e larta të prodhimit brenda Gjermanisë.

Të dhënat tregojnë se punësimi në sektorin e prodhimit ka zbritur në nivelin më të ulët të dekadës, shkruajnë mediat.

Vetëm gjatë vitit të fundit, industria ka humbur rreth 174 mijë vende pune, ndërsa rreth dy të tretat e kërkesave për punë me orar të shkurtuar kanë ardhur nga kompanitë industriale.

Ekspertët paralajmërojnë se dobësimi i industrisë, e cila për dekada ka qenë shtylla kryesore e ekonomisë gjermane, mund të ketë pasoja të mëdha për rritjen ekonomike dhe tregun e punës.