Lajme Shqipëri

Rama sërish vendos karriget e dialogut para Kryeministrisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sërish i ka vendosur karriget për objektit të Kryeministrisë.

Përmes këtij veprimi, ai vazhdon të kërkojë dialog me protestuesit.

Vendosja e këtyre karrigeve është bërë mëngjesin e së dielës, pasi gjatë së shtunës, sërish ka pasur protesta të dhunshme dhe përplasje të protestuesve me policinë.

Protestuesit deri më tash nuk e kanë pranuar kërkesën e Ramës për dialog, derisa vazhdojnë të kërkojnë dorëheqjen nga posti i kryeministrit.