Një aksident trafiku ka ndodhur në Zonën Industriale në Fushë Kosovë.
Për momentin nuk dihet nëse si pasojë e aksidentit ka persona të lënduar, ndërsa rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja mbeten ende të paqarta.
Periskopi ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë informacione shtesë lidhur me rastin dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare.
